Zotohet Dardan Molliqaj: Nëse një sondazh kredibil e vë Vetëvendosjen të parën unë tërhiqem nga gara

Kandidati për deputetë
nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj, është i ftuar në emisionin
Pressing Zgjedhor në T7.

Molliqaj në këtë
emision ka folur edhe për sondazhet e fundit që janë publikuar. Lëvizja Vetëvendosje
po proklamon kohë pas kohe se po del e para në sondazhe dhe ka një epërsi ndaj
subjekteve tjera para zgjedhjeve të 6 tetorit. Edhe një instituti ndërkombëtar IFIMES
e ka vënë atë të parën.

Por Dardan Molliqaj
thotë se nëse Lëvizja Vetëvendosje del e para atëherë ai do marrë një hap
drastik.

“Nëse një sondazh
kredibil e vë të parën Lëvizjen Vetëvendosje atëherë unë do të tërhiqem nga
gara. Unë po bëj këtë zotim, nëse ata dalin të parët unë do të tërhiqem menjëherë”,
ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se për të qenë sondazhi kredibil, duhet të publikohet nga një kompani të cilën ai nuk e ka emërtuar./Gazeta Express/

Të tjera nga Kategoria