Teuta Rugova e harron politikën, kënaqet në dasmë

Teuta Rugova nuk ishte pjesë e listës për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje të parakohshme.

Kandidatja për kryeministre e këtij subjekti,
Vjosa Osmani, pati deklaruar se kishin marrë vendim të përbashkët që Teuta të
mos jetë në listë.

Duket që Teuta, e bija e ish-presidentit të vendit, Ibrahim Rugova, ka vendosur ta lërë anash politikën dhe të shijojë jetën e saj private.

Ish deputetja është fotografuar duke kërcyer
valle në një dasmë, teksa është shfaqur mjaft elegante dhe tërheqëse
njëkohësisht.

Ajo kishte të veshur një fustan të gjatë solemn, të dizajnuar nga nusja e vëllait, Blerina Kllokoqi-Rugova.

Të tjera nga Kategoria