Si u zhdukën fletëvotimet në Runik të Skenderajt, Musa Dervishaj tregon versionin e tij!

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit
NISMA-AKR-PD Musa Dervishaj, pohon se ka pasur parregullsi në procesin zgjedhor
në fshatin Runik të Skenderajt.

Në Runik, sipas Dervishajt banorët e këtij fshati nuk kanë pasur mundësi të votojnë pas orës 16:30 në mungesë të fletëvotimeve, të cilat hedh dyshime se janë fshehur qëllimisht nga ndonjë subjekt politik për të siguruar numër më të madh të votave. Më tu njoftuar me rastin, sipas Dervishajt, ka reaguar edhe Policia e Kosovës e cila ka nisur hetimet në po atë ditë për zbardhjen e këtij rasti.

“E vërteta e 06 tetorit në Runik!

1). Në orën 16 e 30 minuta ne kutin e votimit
kishte rreth 150 fletvotime!

2). Nga ora 16 e 30 minuta asnjë votues nuk
kishte mundësi për të votuar sepse nuk kishte as edhe një fletëvotim të vetëm
të pa plotësuar!

3). Rreth gjysem ore pas, policia e K9osovës
ishte brenda shkollës duke kërkuar nepër klasë 5 blloka ( 250 fletëvotime
përafersisht)!

4). Dy blloka me rreth 100 fletëvotime u panë jasht shkolle këta 2 blloka mungojn edhe sot”, ka deklaruar ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Ndryshe, me vendim të KQZ-së pas ankesës së NISMA-s është vendosur për rinumërim të votave në mbi 300 vendvotime.

Të tjera nga Kategoria