Raportohen viktimat e para në Siri nga sulmet ajrore të Turqisë

Sulmet ajrore të Turqisë, që shënjestruan
disa zona të veriut të Sirisë, shkaktuan viktima mes civilëve, njoftoi një
koalicion luftëtarësh kurdë e arabë.

“Ka patur bombardime intensive të avionëve
turq mbi pozicionet ushtarake dhe fshatrat e civilëve. Sipas raportimeve të
para, ka patur viktima mes civilëve”, njoftoi në Twitter koalicioni Forcat
Demokratike Siriane (SDF).

Sot, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan
njoftoi fillimin e një operacioni të ri ushtarak, të quajtur Burimi i Paqes,
kundër milicisë kurde të Njësive të Mbrojtjes së Popullit (PPU).

“Ky operacion synon terroristët e PPU-së dhe
ISIS-it dhe ka për qëllim të krijojë një zonë sigurie në verilindje të Sirisë.
Zona e sigurisë që ne do të krijojmë, do të bëjë të mundur kthimin e
refugjatëve sirianë në vendin e tyre”, u shpreh ai.

Të tjera nga Kategoria