Producentja e akuzon prezantuesin se e ka detyruar të bëjnë seks anal – ai mohon ta ketë përdhunuar

Ish-prezantuesi Matt Lauer ka mohuar kategorikisht akuzën e një producenteje të rrjetit televiziv amerikan NBC se ai e kishte përdhunuar atë në mënyrë anale.

Lauer ka pohuar se çifti ka bërë seks anal me
pajtim reciprok, dhe se kjo ka çuar në një lidhje të fshehtë dashurie mes dyve.

Akuzat ndaj Lauer janë bërë nga Brooke Nevils, producente 35-vjeçare e NBC, e cila kishte qenë në Rusi bashkë me të për të përcjellë Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi, më 2014.

Matt Lauer

Më 2017, Nevils e kishte denoncuar Lauerin se ai
gjoja e kishte sulmuar atë seksualisht një natë, gjatë Olimpiadës, dhe kishte
qenë akuza e saj që kishte ndikuar që ai të përjashtohej nga puna.

Ngjarja ishte raportuar atëherë, por tani
Nevils ka pranuar të identifikohet dhe ka treguar më shumë detaje të përdhunimit
të supozuar, në një libër të Ronan Farrowit.

Nevils ka pohuar se Lauer – i cili ishte i martuar asokohe – e kishte shtyrë atë në një shtrat ku kishin bërë seks anal, pavarësisht se ajo i kishte thënë atij se nuk donte, pasi kishin pirë në Soçi.

Brooke Nevils

Ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur në dhomën e
tij të hotelit, dhe se ka qarë pa zhurmë mbi një jastëk nga dhimbjet prej
seksit anal.

Lauer ka pranuar se ka bërë seks me Nevils,
duke këmbëngulur se gjithçka ka ndodhur me pajtimin e saj.

“Kam pasur një lidhje jashtëmartesore me
Brooke Nevils më 2014. Ka nisur kur ajo ka ardhur në dhomën time të hotelit,
vonë, një natë, në Soçi, Rusi. Kemi kryer akte të ndryshme seksuale. Kemi bërë
seks oral, seks vagjinal, dhe seks anal”, është shprehur ai, në një letër.

“Çdo akt ka qenë reciprok dhe krejtësisht me
pajtim”, ka theksuar Lauer.

Ai ka shtuar se producentja “sigurisht se nuk ka qarë”, dhe se ajo ka qenë “partnere e gatshme dhe shumë entuziaste”, duke theksuar se janë “përqafur” tek dera para se ajo të largohej. /Express/

Të tjera nga Kategoria