Partia e Gëzim Kelmendit: LGBTI rrezikon popullin tonë

Përmes një komunikate për media, partia e udhëhequr nga Gëzim Kelmendi ka kundërshtuar mbajtjen e paradës së krenarisë, raporton Gazeta Express.

Nga kjo parti kanë thënë
se kjo paradë nuk paraqet elemente të krenarisë, por, është paradë e turpit dhe
si e tillë nuk duhet të organizohet fare në Kosovë.

“Ne Partia FJALA jemi parti konservatore. Edhe
ne ashtu sikur edhe partitë tjera konservatore në Bashkimin Europian, Shtetet e
bashkuara të Amerikës dhe kudo në botë jemi kundër martesave të përsonave të
gjinisë së njejtë. Ne sikur edhe gjithë partitë konservatore nëpër botë,
konsiderojmë se homoseksualizmi, lezbizmi dhe martesat e tyre mes veti
rrezikojnë popullin dhe shtetin tonë. Populli ynë dhe shteti jonë Kosova në
vitet e pasluftës është duke u përballur me rënie të numrit të popullsisë

Komuniteti LGBT do ta fundos edhe më shumë popullin dhe shtetin tonë, ngase nuk kanë mundësi të lindin fëmijë”, shkruhet në këtë komunikatë./Express/

Të tjera nga Kategoria