Osmani: Po i presim rezultatet, Kurti: Gjithçka është e qartë rreth fituesit

Pas takimit të përbashkët që kanë pasur e në të cilin është diskutuar për mundësinë e arritje së një koalicioni të përbashkët në mes të LDK’së dhe Vetëvendosjes për të qeverisur me vendin, në një konferencë për media, Kurti e Osmani, kanë pasur një mospajtim të vogël, shkruan Gazeta Express.

Derisa Osmani është pyetur nëse do të bëhet
kryekuvendare apo se kujt do t’i takojë posti i kryeministrit, ka thënë se për
të folur për diçka të tillë duhet që të pritet numërimi përfundimtar i votave
nga KQZ’ja, shkruan Gazeta Express.

“Po presim edhe numërimin e të gjitha votave,
para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”,
ka thënë Osmani.

Megjithatë ndryshe nga Osmani, Kreu i Lëvizjes
Vetëvendosje ka thënë se gjithçka është e qartë dhe se rezultati përfundimtar i
votimeve nuk do të ndryshojë dhe se i kanë uruar njëri tjetrit rezultatin gjatë
takimit.

Kurti tutje ka thënë se janë pajtuar që të
qeverisin bashkë, dhe se janë pajtuar që në parim të zvogëlojnë numrin e
ministrive.

Në rezultate preliminare të publikuara nga
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para , ndërsa
LDK’ja e dyta.

Megjithatë KQZ’ja dje ka vendosur që mbi 300
vendvotime të rinumërohen për shkak të një problemi teknik që ka ndodhur me
shtypjen e formularëve.

Ndërkohë nuk janë numëruar ende votat me kusht
dhe ato të diasporës./GazetaExpress/

Të tjera nga Kategoria