Nënkryetarët Lutfi Haziri e Agim Veliu fajësohen për humbjen e LDK’së

E përmbylli fushatën në komunën me të cilën udhëheq për shumë vite me radhë. Nga Gjilani shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri u shpreh  i bindur në fitoren e Vjosa Osmanit.

Por dy ditë më
vonë rezultatet nxorën në shesh të kundërtën e asaj që u tha këtu.

Ishte pikërisht
Gjilani njëra nga  befasitë e këtyre
zgjedhjeve.

Në këtë qytet që llogaritej si bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, fitues doli një tjetër parti. Këtu me rreth 6 mijë vota dallim me vendin e dytë, e para doli Lëvizja Vetëvendosje, raporton T7.

E ndryshe nga
Gjilani, një bastion tjetër i LDK-së, nuk u thye.

Në Podujevë, ku
tash e shumë vite qeverisë Agim Veliu, fitues doli LDK-ja.

Por, edhe këtu
dallimi me Vetëvendosjen ishte shumë i vogël. LDK, doli e para me mbi 1500 vota
dallim me partinë që e drejton Albin Kurti.

E sipas ish anëtarit
të LDK-së, Rexhep Osmani, krejt këto nuk janë të pa qëllimshme.

Ai thotë se LDK është
humbësja e këtyre zgjedhjeve, sepse nuk doli e para në disa qendra të mëdha të
Kosovës.

Osmani është
shprehur i sigurt se nëse Vjosa Osmani do ishte kryetare e LDK-së fitorja e kësaj
partie do ishte e pa shamngshme.

E ajo që e ka
kritikuar Hazirin menjëherë pas rezultatit është edhe ish anëtarja e LDK-së,
Donika Gërvalla.

Por jo të gjithë
mendojnë se humbja e LDK-së në Gjilan ishte e qëllimshme.

E shefi i shtabit
zgjedhor të LDK-së thotë se përkundër humbjes Gjilani mbetet bastion  i LDK-së.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje,
si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ata po presin edhe numërimin e votave me kusht e atyre me postë, por duket
se një koalicion mes LDK-së e VV-së, nuk është i pamundur.

Të tjera nga Kategoria