Milaim Zeka e konsideron fitoren e opozitës si ditë të çlirimit, ka fjalë të rënda për shokët që qeverisën

Kandidati për
kryeministër nga radhët e PEK’ut, Milaim Zeka, është i ftuar sonte në emisionin
Pressing Zgjedhor në T7.

Zeka ndër të
tjera thotë se i është gëzuar maksimalisht fitores së opozitës dhe se kjo është
sikur arritja e lirisë dhe pavarësisë. Ai ka pasur fjalë të rënda për liderët e
deritanishëm të Republikës së Kosovës.

“20 vite është
ndërtuar një diktatur e egër, një diktatur primitive larg asaj të Enver Hoxhës
dhe Fatmir Batallit”, ka thënë Zeka.

“Kemi pasur më shumë demokraci në vitet e 70’ta dhe 80’ta. Ndërsa ish-shokët e mi të luftës ndërtuan një demokraci të Afganistanit e cila ka pasur gjithçka vetëm demokraci jo. Duke ndërtuar grupe të ngushta të interesit kanë kanë arritë të shkatërrojnë çdo por të shtetit”

Tutje Zeka
shton se liderët e deritanishëm kanë krijuar një imazh shumë të keq tek ndërkombëtarët.

“Këta arritën deri në atë pikë sa ndërkombëtarët kanë pasur bindje se në Kosovë nuk ka pasur asgjë. As radio, as televizion, as shkollë, as spital, as çerdhe as asgjë. Ata e bindën UNMIK’un, mision për të cilin kam shumë kritika, se me ta gjithçka fillon nga zero. Këta e shkatërruan sistemin shëndetësor. I cili prapë po them se në kohë të Titos e Enver Hoxhës nuk është dashtë të shkohet në Turqi për trajtim ndërsa kur shkonin në Beograd po trajtohen si kafshët”/Express/

Të tjera nga Kategoria