Lewandowski thyen rekordin që mbahej për 51 vite – Muller regjistron asistin numër 100

Ylli polak, Lewa, realizoi dy herë në fitoren 4:0, duke thyer kështu një rekord që mbahej tash e 51 vite.

Numri 9 i Bayern shënoi golin e 16 në 11 ndeshjet e para, duke tejkaluar Gerd Muller, që shënonte 15 herë në 11 ndeshje, 51 vite më parë, transmeton lajmi.net.

Muller në anën tjetër ka regjistruar asistin e tij numër 100, që kur Opta numëron këto statistika.

Bayern morri tri pikë tejet të rëndësishme kundër Dortmund, të cilat shërbejnë edhe për motivimin e skuadrës, pas shkarkimit të Niko Kovac. /Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria