Lajm i keq për Anglinë para ndeshjes me Çekinë – lojtari tërhiqet nga grumbullimi me kombëtaren

Para ndeshjes kundër Republikës së Çekisë, James Maddison është tërhequr nga grumbullimi me skuadrën.

Maddison është tërhequr nga kombëtarja për ndeshjet e tetorit, për shkak se është i sëmurë, transmeton lajmi.net.

Maddison ka kaluar një periudhë fantastike së fundmi, duke regjistruar paraqitje të jashtëzakonshme me skuadrën e Leicester.

Sigurisht, kombëtarja e Anglisë ka shumë lojtarë kualitativ në dispozicion dhe nuk do ta ketë aq të vështirë ta zëvendësojë yllin e Leicester.

Mbetet të shihet cilat do të jenë zgjedhjet e Gareth Southgate për dy ndeshjet e ardhshme, pa Maddison, i cili jo domosdo do të ishte pjesë e formacionit bazë. /Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria