Katër sekretet e komunikimit të liderëve të mëdhenj

Lideri e udhëheq një grup të tërë drejt një qëllimi; prandaj, të qenit komunikues i mirë është kruciale.

Megjithatë, është shumë e vështirë të mbahet një balancim mes të qenit folës i mirë dhe dëgjues i mirë, transmeton Telegrafi.

Kjo për shkak se aftësia e komunikimit nuk mësohet në institucione dhe nuk i jepet rëndësi në fazat e hershme të jetës.

Por, aftësitë e mira komunikuese janë elemente bazike për ta formuar bazën e t’u bërit një lider i mirë.

Më poshtë i keni disa sekrete të komunikimit të cilat i praktikojnë liderët e suksesshëm për të përçuar mesazhe të fuqishme.

Njohja e audiencës

Lideri i mirë i shfaq aftësitë duke kuptuar se çfarë audience ka para vetes. Personat e tillë mendojnë se çfarë kanë nevojë njerëzit të dëgjojnë dhe si ta përçojnë mesazhin në mënyrë të përsosur për të pasur ndikim të madh.

Gjuha e mirë e trupit

Komunikimi i mirë kërkon që ju të dini t’i lexoni shprehjet e fytyrës së njerëzve dhe ta kuptoni gjuhën e trupit.

Me ndihmën e gjuhës së trupit, ju mund ta përçoni më mirë mesazhin dhe ta formoni stilin e komunikimit sipas nevojës.

Sinqeriteti

Sinqeriteti është shumë i rëndësishëm në çdo fushë, por, për komunikuesit e mirë, është i domosdoshëm!

Sinqeriteti e bën komunikimin më efikas dhe ka ndikim më të madh në njerëz.

Dëgjojnë me efikasitet

Të qenit komunikues i mirë nuk varet vetëm nga ajo se çfarë flet, por edhe nga mënyra se si dëgjon.

Dëgjimi i mirë nënkupton të jeni të përqendruar tërësisht në mënyrë që ta kuptoni këndvështrimin e bashkëbiseduesit.  /Telegrafi/

Të tjera nga Kategoria