Jep dorëheqje trajneri i Bullgarisë, kjo është arsyeja

Pasojat nga abuzimi racist që pësuan lojtarët e Anglisë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, kanë bërë që Balakov të jetë dorëheqja e dytë e profilit të lartë te Bullgaria, pas kreut të federatës, Borislav Mihaylov.

Ndeshja mes Bullgarisë dhe Anglisë, i dha shije të keqe kualifikuesve për Euro 2020, shkaku i racizmit të madh të shfaqur nga tifozët vendas.

UEFA tashmë ka hapur hetimet, dhe shumë shpejtë pritet të shqiptojë një dënim të ashpër.

Bullgaria dhe Anglia janë pjesë e grupit A, në të cilin grup luan edhe Kosova./Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria