Humbin vitin, përjashtohen nga shkolla 58 nxënës

Zyrtarë të DKA’së në Fushë-Kosovë thanë se nuk kanë mundësi që përsëritësit ta vijojnë mësimin

Ka më shumë se një muaj prej kur shkollat në Kosovë kanë
hapur dyert për nxënës.

Por jo edhe për 58 fëmijë të shkollës së mesme “Hivzi
Sylejmani” në Fushë Kosovë, të cilët kanë humbur vitin.

58 nxënës të cilët do të duhej ta ripërsërisnin klasën e
dhjetë, nuk po i pranojnë në shkollë.

Kështu shprehet Arton Hoti, nipi i të cilit ka humbur vitin. Hoti thotë se nipi i tij kishte tentuar disa herë të rikthehet në shkollë, porse nuk është pranuar, raporton T7.

Sipas Hotit, nipi i tij është në gjendje të rëndë
emocionale, pasi që nuk po i lejohet ta vijojë mësimin.

Hoti thotë se familja ka biseduar edhe me udhëheqës të këtyre
institucioneve arsimore, por kanë marrë përgjigjie negative.

Megjithatë pretendon që nga inspektorati arsimor i kanë
dhënë të drejtë familjes.

Se këta nxënës kanë të drejtë ta vijojnë mësimin edhe pasi
të kenë humbur një vit e pranon edhe drejtori i shkollës, Ukë Uka.

Megjithatë thotë se diçka e tillë është e pamundur për
ta.

Madje pranon se iu kanë rekomanduar nxënësve të vazhdojnë
shkollimin diku tjetër.

Për këtë problem kanë njohuri edhe nga komuna e Fushë
Kosovës. Njëjtë edhe ata thonë që e kanë të pamundur t’ua mundësojnë nxënësve
të vijojnë edhe njëherë klasën e dhjetë.

Nga Ministria e Arsimit kanë konfirmuar se kanë marrë ankesë nga një prind,
ndërkohë që theksuan që në bazë të udhëzimit administrativ duhet t’iu lejohet
nxënësve përsëritja e vitit.

Të tjera nga Kategoria