Hoxhaj: BE po u krijon hapësirë vendeve jodemokratike në rajon duke bllokuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj vendimit të BE-së për bllokimin e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social
Twitter, është shprehur se sot kredibiliteti i BE-së në Ballkanin Perëndimor ka
rënë shumë poshtë.

Ai ka shkruar se bllokimi i bisedimeve për
Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gabim i madh i BE-së është gabim i madh i
Bashkimit Evropian.

“Sot, kredibiliteti i BE-së në Ballkanin
Perëndimor ka rënë shumë poshtë. Trajtimi i padrejtë që i bëhet Kosovës rreth
liberalizimit të vizave, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për fillimin e
bisedimeve për anëtarësim, janë një gabim shumë i madh. Mungesa e vizionit
strategjik për rritjen e BE-së në këtë rajon, lejon që vende jo-demokratike të
mbushin zbrastirën.”, ka shkruar Enver Hoxhaj në Facebook.

Të tjera nga Kategoria