Hajgare me humbësit e zgjedhjeve

Kosovarët kanë treguar edhe një herë kreativitetin e tyre, duke bërë humor me humbësit e zgjedhjeve, raporton T7

Të dielën e priti me gëzim, por e hëna për
Kadri Veselin, më mirë të mos vinte.

Të tjerët po festonin, kurse PDK, përjetoi
humbjen e thellë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kosova me 6 tetor u përball me një sfidë tejet
serioze, atë të zgjedhjeve.

Por, pavarësisht kësaj, kosovarët edhe një herë treguan që kanë shije për humor.

PDK bëri një reklamë zgjedhore me autobus, por
shumë shpejt autobusi i saj ra në humnerë.

Bile dikush, thotë që kjo rënie e PDK-së, ka
gjasë të zbulojë naftën.

Poshtë ka rënë dhe Nisma Socialdemokrate, e
cila po përpiqet ta kalojë pragun.

Ndërsa kishte fakte konkrete, që Fatmir Limaj
shihej teksa po e kalonte pragun.

Vetura e njohur si Smart, njihet si më e vogla
në botë. Pavarësisht kësaj, një postim në rrjetet sociale thotë që kjo veturë,
ka ulëse më shumë sesa vet Nisma

Ndërsa në një vend, dikush e postoi një foto,
ku një degë e NISMA-s tani po lëshon lokalin me qira.

Një përdorues tjetër i rrjeteve sociale e
publikoi një fotografi të një tubimi të partisë të Milaim Zekës me votuesit e
tij.

Kurse, fitnesi doli të jetë arsyeja e vërtetë
se pse Shpend Ahmeti u largua nga LVV.

Në fund, qytetarët duket që kanë shpresa të
mëdha që qeveria e re, do të punojë fort në shpejtimin e procedurave në
ambasada.

Kurse fitoren e 6 tetorit të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kishin si mos ta lidhnin
me një 6 tetor tjetër të rëndësishëm.

Të tjera nga Kategoria