Gashi: Me VV-në duhet të flasim se çfarë mendojnë ata për shtetin e Kosovës dhe ekzistencën e tij

“Duhet të gjendet gjuha e përbashkët se si se shohim shtetin e Kosovës, si e shohim shtetin në raport me të tjerët. Janë çështje komplekse”.

“Jemi në një situatë ku ne duhet të ulemi dhe të flasim se çka mendojnë ata për shtetin  Kosovës dhe ekzistencë e tij”, ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova.

“E kemi problem në tavolinë sepse Kosova varet nga raportet ndërkombëtare. Normalisht nuk mund të ketë sjellje unilaterale. Njerëzit në kohërat moderne po keqkuptojnë konceptin e sovranitetit. Sovraniteti sot nuk është absolut sot është relativ. Sa më shumë që hyn në organizata ndërkombëtare ke më pak sovranitet. FMN, OKB… vendosin standarde për të të pranuar në gjirin e tyre”.

Të tjera nga Kategoria