“Edi is the guy”, loja e Vuçiqit me Ramën gjatë shëtitjes në Novi Sad

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kanë përfituar nga rasti për të bërë një shëtitje në qytetin e Novi Sadit menjëherë pas darkës që ata patën me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e atë serbe, Ana Brnabiçin.

Që të gjithë janë dukur të relaksuar dhe s’kanë munguar batutat mes tyre.

Siç shihet në këtë video, në një moment gazetarët që ndjekin zyrtarët e lartë i janë drejtuar me një pyetje Vuçiçit: Ç’do të thotë ky takim për Ballkanin?

“Edi is the guy…”, shprehet Vuçiç duke ja lënë fjalën Ramës i cili pas buzëqeshjes shton: “Eshtë mahnitëse që jemi të gjithë këtu, duke u përpjekur të çojmë përpara atë që është thënë shpeshherë në raste të ndryshme së bashku me miqtë tanë europianë”.

“SHENGENI BALLKANIK”

Kryeministri mbërriti në Serbi të mërkurën, një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes për të ashtuquajturin “Shengen ballkanik”.

Kreu i qeverisë shqiptare do të ketë sot një takim zyrtar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriutm Zoran Zaev, me të cilët do të nënshkruajë marrëveshjen në Novi Sad.

Bëhet fjalë për një marrëveshje bashkëpunimi për heqjen e barrierave për bizneset dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve e shërbimeve të quajtur “Shengeni Ballkanik”.

Për këtë marrëveshje kryeministri Rama ka folur disa herë. Kjo ide për një mini Schengen qarkullon prej vitesh, por Kosova dhe Mali i Zi e kanë kundërshtuar ashpër, pasi e konsiderojnë këtë veprim si një përpjekje për rikthimin e ish-Jugosllavisë.

Në aeroportin e Beogradit, kryeministri i Shqipërisë u prit nga ministrja e Integrimit Europian, Jadranka Joksimoviç.

Të tjera nga Kategoria