Duda Balje jep dorëheqje nga VAKAT-i, tregon se çfarë i ka ndodhur gjatë fushatës

Duda Balje ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që ka mbajtur në Partinë Demokratike të Boshnjakëve- koalicioni VAKAT. Këtë vendim ajo thotë se e ka marrë pasi që për një periudhe të gjatë është prishur harmonia brenda partisë dhe agresiviteti brenda kishte arritur kulmin në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit, raporton Gazeta Express.

“Vendimi im është personal, por edhe moral, si
një përgjigje që nuk dua të legjitimizojë disa aktivitete që ndërlidhen me punën
e  partisë (DSB), si dhe me lëvizjet
politike dhe interesat, të bëra nga një rreth i ngushtë njerëzish kryesisht për
qëllim dhe ambicie personale, duke marrë parasysh komunitetin dhe pasojat e
mundshme”, ka thënë Balje.

Balje e cila ka fituar vota të mjaftueshme për
t’u bërë deputete edhe në legjislaturën e radhës, thotë se dorëheqja e saj nga
VAKAT-i është e pakthyeshme, ndërkohë ka listuar edhe një sërë kritikash ndaj
anëtarëve të partisë.

Ajo thotë se kjo dorëheqje vjen pas sulmeve të
orkestruara ndaj saj, përhapjen e gënjeshtrave për punën që ka bërë, si dhe
krijimin e një konkurrencë të panevojshme brenda partisë. Ajo thotë se disa
persona madje janë munduar që të paraqesin edhe si “armike të partisë”.

Ajo thotë se kjo ka qenë një prej goditjeve më
të mëdha që ka marrë, pas gjithë punës që ka bërë për partinë dhe për
komunitetin boshnjak, raporton Gazeta Express.

Tutje Balje ka thënë se ka pasur edhe
margjinalizim të anëtarëve më të vjetër të partisë dhe atyre me përvojë, dhe
potencon se gjithashtu ka pasur mungesë të transparencës në vendimmarrje e
shpenzime të financave.

Duda Balje thotë se shfrytëzimi i partisë për
përfitime personale dhe interesa të ngushta personale, është një gjë shumë e
rrezikshme për komunitetin boshnjak.

Angazhimin politik ka treguar se do ta vazhdojë
si pjesë e grupit parlamentar 6+, përmes të cilit thotë se do të vazhdojë të
luftojë për interesat e boshnjakëve edhe në legjislaturën e ardhshme.

“Prioriteti im do të jetë sikur më përpara,
prioritetet e komunitetit boshnjak”, ka thënë Balje./GazetaExpress/

Të tjera nga Kategoria