Bunjaki: De Biasi hyri në dhomat e hotelit për ta bindur Celinën dhe Kryeziun që të luanin për Shqipërinë

Kosova luajti një miqësore me Shqipërinë në nëntor të vitit 2015 në Prishtinë, ndeshje e cila mblodhi hiç më pak se 30 mijë shikues, raporton Reporteri.net

Takimi përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, ndërsa Albert Bunjaki në një intervistë ekskluzive për Reporterin ka treguar se Giani De Biasi kishte bërë disa lojëra aspak të mira gjatë qëndrimit në hotelin Emerald.

De Biasi së bashku Tramezzanin u kishin hyrë në dhoma të hotelit lojtarëve të Kosovës, saktësisht Hekuran Kryeziut dhe Bersant Celinës duke bërë përpjekje që t’i bindin ata që të luanin për Shqipërinë. Bersanti madje ishte golashënues për Kosovën në vëllazëroren me Shqipërinë.

“Ne vendosëm me lujtë një lojë miqësore me Shqipërinë ka qenë nëntor 2015, një lojë vëllazërore, edhe ne ishim vendos në njëjtin hotel, por kjo mua nuk më ka pëlqyer,” ka thënë Bunjaki.

“Çka nuk më ka pëlqy është se në mbrëmje ka pas aktivitete prej dy trajnerëve [De Biassi e Tramezani] kanë shku në dhoma te lojtarëve të Kosovës dhe janë mundu që me i bind lojtarët e Kosovës me ardh me lujt për Shqipërinë.

“Dmth ajo nuk më ka pëlqy se ne ishim ne fazën e krijimit të gurëve kryesorë për me i vendos që me kriju një Kombëtare, përderisa Shqipëria dmth jo që e ka kriju temelin, por e ndërtojë katin e parë e me kualifikime për mendimin tem ishte kati i dytë, une me i ndihmu i ndihmojë edhe katin e tretë le ta qet, mirëpo meqenëse une e kisha detyrë qe me kriju për mu ka qenë e rëndësishme që Bersant Celinën, Hekuran Kryeziun apo lojtarët që kanë qenë të asaj kohe.

“Po, De Biassi ka tentu me i bind me ardh ne Shqipëri edhe pse ne e kemi ditë që po pranohemi në UEFA e FIFA dhe kjo për mu ka qenë pak e rëndë,” përfundoi Bunjaki.

Të tjera nga Kategoria