Bekë Berisha tregon se me çka do ta gjuajë Albin Kurtin në Kuvend

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e koalicionit mes AAK’së, thotë se Albin Kurti tani do të përballet me politikën e vërtetë.

E Berisha në emisionin Pressing të
Televizionit 7 ka thënë se edhe partia e tij do të kujdesët që t’ia bëjë
opozitarizmin e fortë Kurtit dhe Vetëvendosjes.

 “Jo me
ve, por me koçan te laknave do ta godasim Albin Kurtin”, tha Berisha.

Kandidati për deputet thotë se Kurti nuk mund
ta heq tarifën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe që e ka vënë
kryeministri Haradinaj.

“taksën të mos e prekë. Ne e kemi vënë kur s’ka qenë e lehtë”, ka thënë Berisha. /Express/

Të tjera nga Kategoria