Banka ProCredit dhe Marigona Hill sh.p.k marrëveshje për financimin të klientëve me normë efektive 3.7%.

Banka ProCredit dhe Marigona Hill sh.p.k nënshkruajnë marrëveshje për financimin e klientëve të bankës për blerjën e banesës/shtëpisë në lagjen Marigona Hill me kushte preferenciale.

Banka
ProCredit mbështet financimin deri në 80% të çmimit të shitblerjes së patundshmërisë
në Marigona Hill me normë efektive të interesit 3.7%.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes drejtoresha gjenerale e bankës ProCredit znj.Eriola Bibolli ka thënë “Banka ProCredit për klientët e saj privatë në vazhdimësi ka avancuar shërbimet kreditore, ato hipotekare për shtëpi/banesë sepse jemi të bindur që kreditë për këtë destinim i shtojnë vlerë një familjeje duke siguruar vendbanim por në të njëjtën kohë kohëzgjatja e kthimit të këtyre kredive imponon kulturë kursim; Duke qenë në linjë me këtë, me kënaqësi e them që kemi ofertën më të mirë të kredive hipotekare në treg,  me kohëzgjatje deri në 20 vjet dhe normë efektive të interesit 3.7%.

“Jemi shumë të gëzuar që klientët tanë do të kenë edhe një mundësi fantastike për të mbështetur investimin e tyre dhe realizimin e ëndrrës për të qenë pjesë e komunitetit të lagjes Marigona Hill”, u shpreh z.Uragan Alija, Drejtor i Përgjithshëm i Marigona Hill.

Sipas z. Alija, projekti
Marigona Hill është i shtrirë në 16.2 hektarë dhe do të ketë: 90 shtëpi, 115
tarracierë, 315 banesa dhe 100 lokale afariste dhe ambiente biznesi. 

Lagja
“Marigona Hill” është paraparë të
ndërtohet me standarde
të larta ekologjike.
Rrjedhimisht edhe kreditë e
financuara nga banka ProCredit do të
klasifikohen pjesërisht si
Eko kredi/investime.

Të tjera nga Kategoria