Arrestohet punëtori i inteligjencës në SHBA, shkak nxjerrja e informacionit

Një analist kundër terrorizmit në Agjencinë Mbrojtëse të Inteligjencës është arrestuar të mërkurën për shkak të ofrimit të materialeve të klasifikuara rreth një sistemi të huaj të armëve për dy gazetare më 2018 dhe 2019, ka thënë Departamenti amerikan i Drejtësisë, teksa ka dorëzuar lëndën në një gjykatë federale, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Informacioni që 30-vjeçari, Henry Kyle Frese i
ka ofruar një gazetareje me të cilën ka pasur lidhje romantike, është paraqitur
në të paktën tetë raportime të ndryshme, ka thënë Departamenti i Drejtësisë në
Gjykatën në Virxhinia.

Emrat e dy gazetareve nuk janë bërë publikë.

Në informacionet e ofruara ka pasur shqetësime
për kapacitetin e një sistemi të armëve të një shteti të huaj.

The Ëashington Post ka thënë se autoritetet
kanë refuzuar që të identifikojnë se për sistemin e cilit shtet bëhet fjalë.

Në padi është thënë se Frese i ka dhënë
informacione gruas me të cilën ka pasur lidhje romantike, e cila më pas ka
ndarë të dhënat me një gazetare të një mediumi tjetër.

Autoritetet kanë thënë se motivi i veprave të
Fresës ka qenë që t’i ndihmojë gazetares për t’u ngritur në pozitë.

Të tjera nga Kategoria