Zidane: E kam takuar Pogban dhe nuk do t’ju tregoj më shumë

Trajneri i Real Madridit dhe mesfushori i Manchester United janë takuar në Dubai, diçka që është zbuluar përmes një fotografie të postuar në medie.

Zidane në konferencë për shtyp ka thënë se ky takim ka qenë i rastësishëm, dhe asgjë më shumë.

“Ishte rastësi e pastër”, është përgjigjur fillimit Zidane, përcjell lajmi.net.

“Ne u takuam, biseduam. Nuk do t’iu tregoj se çfarë. Ne e njohim njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, natyrisht, kemi shkëmbyer disa fjalë”./Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria