Zeman: Do ta diskutojmë mundësinë e tërheqjes së njohjes për Kosovën

Presidenti i Republikës së Çekisë, Millosh Zeman, dje ka mbërrtiur për një vizitë në Beograd ku është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, shkruan Gazeta Express.

Derisa
dje në këtë pritje i kishte pëshpëritur Vuçiqit se nuk i pëlqen Kosova, në një
konferencë për media të mbajtur sot pas takimit, Zeman ka paralajmëruar se
shteti i tij do të shqyrtojë tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Republikës së
Kosovës brenda një muaji, shkruan telegraf, transmeton Gazeta Express.

Presidenti
Zeman, roli i të cilit në Çeki është vetëm ceremonial, e ka pranuar se për një
gjë të tillë duhet të vendosin institucionet tjera të shtetit, duke shtuar se
nuk mund të imponojë qëndrimin e tij.

“Unë
nuk mund të imponojë pozicionin tim, por ajo që mund të bëjë është që të japë
një muaj kohë për konsultime të autoriteteve, rreth asaj nëse është e mundur ta
tërhqim njohjen”, ka shtua tutje presidenti çek.

Zeman
ka thënë se shpreson që të marr përkrahje Ministri i Mbrojtjes, Lubomir Mentar,
i cili kishte deklaruar se ishte një gabim diplomatik, vendimi për njohjen e
pavarësisë së Kosovës.

“Ai me siguri do të jetë në anën time, kush do të jetë në anën tjetër, do ta shohim”, ka thënë Zeman.

Ndryshe
Zeman nuk përfaqëson qëndrimin e qeverisë së Republikës së Çekisë, e cila e ka
njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ndër
të tjera Zeman ka thënë që një vend i cili drejtohet nga “njerëz të luftës”,
nuk duhet të jetë pjesë e komunitetit të vendeve demokratike.

 Ndërkohë Vuçiq ka falënderuar Zemanin për pikëpamjet
e tij rreth Kosovës, duke treguar se e ka informuar atë për problemet mes
Prishtinës dhe Beogradit.

 “Nuk prisja që ai të niste ndonjë iniciativë”,
ka thënë Vuçiq.

Në fund presidenti i Serbisë ka treguar që presidenti çek a ka ftuar për një takim në Pragë, ku do të takohen Grupi i Vishegradit./GazetaExpress/

Të tjera nga Kategoria