Vuçiq tregon cfarë biseduan me Sekretarin Amerikan të Shtetit për Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq tha
sonte pas takimit me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo në New York, se ka kërkuar
nga administrata amerikane të ushtrojë ndikim më të fortë te shqiptarët e
Kosovës për të hequr taksat e vendosura në nëntorin e vitit të kaluar.

“Nuk ka dyshim se ne kemi mbështetjen
amerikane, pasi ata mendojnë se është e rëndësishme të vazhdojë dialogu
Beograd-Prishtinë, në mënyrë që të ruajmë paqen, të shohim të ardhmen dhe të
përmirësojmë ekonominë tonë me çdo kusht”, tha Vuçiq.

Ai tha se Pompeo dëshiroi të dëgjojë se çfarë
mendon Serbia për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

“Unë thashë, më duket në mënyrën më të
shkurtër të mundshme, cili është pozicioni i Serbisë,” deklaroi Vuçiq.

Ai gjithashtu tha se Serbia ishte e gatshme të
fillojë një dialog të hapur politik me shqiptarët, sapo të hiqen taksat.

“E ardhmja e rajonit varet nga
marrëdhëniet tona si dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor. Sapo të
gjejmë një marrëveshje, ne do të sigurojmë një të ardhme për njerëzit,”
tha Vuçiq.

Presidenti Vuçiq tha se beson që SHBA-ja do të
dëshirojë më fuqishëm të përfshihet në mënyra të ndryshme për zgjidhjen e
problemeve në rajon.

Të tjera nga Kategoria