Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se kandidatja e kësaj partie për Kryeministre ka takuar ambasadorin e Norvegjisë Jens Erik Grondhal dhe Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad

Gjatë takimit
diplomatët norvegjez ritheksuan gatishmërinë e shtetit të tyre për të ndihmuar
në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, përkrah BE-së dhe shteteve të Kuintit.

Osmani është shprehur
se LDK është e gatshme për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

 “Znj. Osmani
falënderoi z. Grondhal dhe z. Bjornstad për bashkëpunimin e deritanishëm
Kosovë-Norvegji në rrafshin diplomatik dhe ekonomik. Njëkohësisht, znj. Osmani
ripërsëriti qëndrimin e LDK-së për fqinjësi të mirë në Ballkan duke përfshirë
gatishmërinë e LDK-së për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi drejt një
marrëveshjeje përfundimtare”, thuhet në komunikatë

Të tjera nga Kategoria