Vjosa Osmani konfirmon se sot takohet me Albin Kurtin

Nënkryetarja e LDK-së, e kandidatja e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani ka konfirmuar se sot do të takohet me liderin e VV-së, Albin Kurtin, raporton Gazeta Express.

Për sot është
paralajmëruar një takim në mes të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti me
kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe kandidaten për kryeministre nga kjo parti
Vjosa Osmani.

Edhe pse nuk është
bërë e ditur se ku do të mbahet ky takim, në selinë e LDK-së ka arritur Osmani
e cila doli e dyta në zgjedhje pas liderit të VV-së Albin Kurti.Më pas Osmani
është parë duke dal nga selia e LDK-së e shoqëruar nga Lumir Andixhiku.

Osmani tha se është
duke shkuar në një takim me një delegacion gjerman. 

E pyetur se a do
mbahet takimi ashtu siç është thënë sot me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin
Kurti me të cilin pritet të diskutojnë rreth një koalicioni të mundshëm, ajo
tha se takimi do zhvillohet më vonë.

Takimi i Kurtit me
krerët e LDK-së është paralajmëruar pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit
ku e nxjerrin parti të parë Vetëvendosjen ndërsa LDK-në të dytën.

Një koalicion qeverisës mes këtyre dy partive është i mundshëm pasi që këtë e ka paralajmëruar dje edhe Osmani nëpërmjet një postimi në Facebook./GazetaExpress/

Të tjera nga Kategoria