Vjosa Osmani: Kam pushtet më shumë se çdo kandidat tjetër për kryeministër

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së, ka thënë
se në partinë e saj ka pushtet më shumë se çdo kandidat tjetër dhe se asnjëherë
nuk ka pasur mospajtime për kandidimin e saj.

Osmani tha se brenda LDK’së nuk ka mospajtime për kandidimin
e saj.

‘’Unë kam pushtet më shumë se secili kanddiat i partive
tjera. Asnjë parti s’mund të ketë sukses pa bashkim. Unë kam ekip, kam ekip
fitues dhe të shkëlqyeshëm. Ekipa të bën më të fortë se sa vendimet
individuale. Në kokë vete. Tek ne askush nuk e ka ndi nevojën të largohet.
Kandidimi im i ka bashkuar të gjithë në LDK’’, tha ajo në Tv Dukagjin.

Ajo tha se LDK’ja janë bashkuar rrënjësisht brenda këtyre
muajve.

‘’Duke i bashku të gjithë. LDK’ja ka ndryshu rrënjësisht brenda këtyre muajve, Këtë duam ta përçojmë edhe në nivel qendror’’, shtoi Osmani.

Të tjera nga Kategoria