Vazhdojnë problemet në Real Madrid, lëndohet Modric

Luka Modric është futbollisti i radhës i Real Madridit i cili ka pësuar një lëndim.

Sipas njoftimit të “Los Blancos”, ylli kroat vuan nga një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë, transmeton lajmi.net.

Andaj, Modric nuk pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Zinedine Zidane për duelet me Levanten dhe Paris Saint-Germain.

Modric luajti me Kroacinë kundër Azerbajxhamit duke realizuar një gol nga penalltia.

Mirëpo, ai të mërkurën nuk ka stërvitur me bashkëlojtarët e tij në Madrid. Modric nuk ishte lënduar nga shkurti i vitit 2018. /Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria