Ura Tibetiane – atraksioni më i ri në Grykë të Rugovës – Lajmet e fundit










detajet

Gryka e Rugovës tash e tutje do të ketë edhe një atraksion. Bëhet fjalë për Urën Tibetiane, për ndërtimin e së cilës janë shpenzuar rreth 14 mijë euro, raporton Express.


Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka publikuar pamje të saj në llogarinë e tij në Facebook, duke e quajtur këtë urë “një super atraksion”.


“Ura Tibetiane në Grykën e Rugovës: një super atraksion i ri për Pejën!”, ka shkruar Muhaxheri.


Ndryshe, për realizimin e këtij projekti Komuna e Pejës kishte ndarë mbi 14 mijë euro.


“Komuna e Pejës shpërblenë me kontratë  BK – CONSTRUCTION    SH.P.K.; N.P.T.    Berisha Com, në vlere totale të ofertës: 14.610,00€”, thuhej në njoftimin për dhënie të kontratës.


Image

Image

Image




 


Të tjera nga Kategoria