Universiteti që po ua ndalon studentëve ngrënien e hamburgerëve

Universiteti kryesor në Londër sot njoftoi se ndaloi shitjen e mishit të viçit në kampusin e tyre që nga muaji tjetër, në një përpjekje për të zvogëluar gjurmët e karbonit dhe për të mbrojtur të ardhmen e mjedisit, transmeton lajmi.net.

Fushata mjedisore konsideron që studentët duhet të përballen me një taksë prej 10 eurosh në shishe ujë dhe gota plastike në një përdorim të vetëm, kur fillon viti akademik në një përpjekje për të dekurajuar përdorimin e produkteve të plastikës.

Drejtori i ri i kolegjit, Profesor Frances Corner, tha që stafi dhe studentët ‘kujdesen me pasion për të ardhmen e mjedisit tonë’ dhe se ‘shpallja e urgjencës klimatike nuk duhet të jetë vetëm premtim bosh’.

Një lëvizje e tillë është mbështetur nga Unioni i Studentëve të Goldsmiths, me presidentin Joe Leam duke thënë se universiteti ka ‘sasi të madhe karboni’ dhe se zhdukja e tij në vitet e ardhshme është më se i nevojshëm.

Universiteti i Goldsmiths i ka vënë vetës qëllim që ta largojë mineralin në fjalë përbrenda 6 vitesh, përkatësisht deri më 2025-ën. /Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria