Trump: Kina po lëviz trupat drejt kufirit me Hong Kongun

Trump bëri thirrje për qetësi, përderisa po vazhdojnë përleshjet midis protestuesve dhe autoriteteve në ish-koloninë britanike.

“Inteligjenca jonë na ka informuar se qeveria kineze po lëviz trupat në kufi me Hong Kongun. Të gjithë duhet të jenë të qetë dhe të sigurt!”, shkroi Trump në Twitter.

Dhjetë javët e trazirave, janë bërë sfida më e madhe për sundimin kinez të qytetit gjysmë-autonom, që nga dorëzimi i tij nga Britania më 1997.

Protestat filluan për të kundërshtuar një projekt-ligj, që do të lejonte ekstradimet në territorin e Kinës, por shpejt përparuan në një përpjekje më të gjerë për të rritur nivelin e të drejtave dhe lirive të njeriut./rel

Të tjera nga Kategoria