Të rinjtë në të njëzetat ia mësyjnë Kuvendit

Partitë politike kanë inkuadruar njerëz të rijnë në garën për deputetë, këta të fundit optimist për fitore

Numri pesë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje
është i rezervuar për të.

Yllza Hoti, pasi u bë pjesë e partisë së
Albin Kurtit, u fut në listën e kandidatëve për deputetë, ani pse shumë e re në
moshë.

Njëzet e katër vjeçarja e cila sapo ka
filluar angazhimin e saj në politikë thotë se do i ndihmojë të rinjtë me
inkuadrimin në politikë, raporton T7.

E me synimin që të fitojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës garës i ka hyrë edhe Driton Bardheci.

Njëzet e dy vjeçari nga Klina thotë se e
ka marrë besimin e partisë ku udhëhiqet nga Ramush Haradinaj për të garuar në këto
zgjedhje nacionale.

Numri njëzet e katër në listën e
koalicionit AAK-PSD është në përfundime të studimeve në Fakultetin Teknik,
ndërsa thotë se familja e tij ka qenë e angazhuar me vite në Aleancën për Ardhmërinë
e Kosovës.

E një i ri tjetër që posa ka diplomuar
fakultetin e mjekësisë e që ka vendosur të sprovojë vetën në garën për deputetë
është Donjet Bislimi i PDK’së.

E kontributin që thotë se do ta japë e
krahason edhe me profesionin që ka.

Në listat për deputetë të partive politike
për këto zgjedhje nacionale ka edhe tjerë të rijnë që duan të fitojnë mandatin
e deputetit për legjislaturën e shtatë me radhë të Kuvendit të Republikës së
Kosovës.

Të tjera nga Kategoria