Sot nis rinumërimi i 313 vendvotime

Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve ka vendosur që sot të nis rinumërimi i 313 vendvotime për shkak të
gabimeve teknike në formularin e përputhjes së të dhënave dhe rezultateve.

Këto vendvotime nuk
kanë arritur të procesohen si të rregullta për shkak të parregullsive.

Burim Ahmetaj nga
Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, u shpreh se kanë rekomanduar që të
rinumërohen 303 vendvotime për shkak se në formularët e përputhjes së të
dhënave dhe rezultateve shënimi i rezultateve ka filluar nga subjekti 112 dhe
jo nga subjekti i parë 111.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, është shprehur se në këto
vendvotime bëhet fjalë për gabim teknik dhe jo për manipulim.

Ajo tha se formularët janë shtypur
gabimisht dhe se fajtori për këtë gabim ajo tha se do të zbulohet gjatë ditëve
në vijim. 

Gjatë mbledhjes së KQZ-së, përfaqësuesi i
PDK-së Ilir Gashi dhe ai i LDK-së Sami Hamiti, kanë kërkuar që të rinumërohen
edhe 224 kuti të votimit, që sipas tyre ka pasur përmirësim të votave. Por, kjo
nuk është pranuar nga anëtarët e tjera, pasi sipas tyre, QNR duhet të vazhdojnë
me punën e saj dhe kur të evidentohen ato të sillet rekomandimi në KQZ për
rinumërim të tyre.

Të tjera nga Kategoria