Shtëpia me fasadë valëzuese (Plani detaj)

“The Wave House” është shtëpi origjinale në Kaliforni, e cila nuk i ngjan asnjë shtëpie tjetër, ndërkaq me dizajnin e saj theksohet në shumë mënyra

Fasada është e konstruktuar nga më shumë se 300 pllaka unike nga alumini i bardhë, të cilat palosen nga kulmi e poshtë dhe formojnë fasadën e formës organike e cila ngjan me ujin e valëzuar, transmeton Telegrafi.

Shtëpinë e ka projektuar Mario Romani, artist, disenjator dhe ndërtues, i njohur për aftësitë që të shkrijë format komplekse gjeometrike në botën fizike dhe nga konceptet e pazakonshme të formojë arkitekturë funksionale.

Shtëpia shtrihet rreth pishinës, duke formuar planin në formë të shkronjës U. Fasada e përparme është pjesërisht “e ngritur” dhe zbulon dyert masive të garazhit nga druri i cedrit.

Pos dukjes mbresëlënëse, fasada nga pllakat e aluminit mbajnë enterierin të freskët dhe të thatë në atë mënyrë që ndihmojnë ventilimin natyral dhe rregullojnë temperaturën.

Sipërfaqja e shtëpisë është 530 metra katrorë dhe, pos dukjes së jashtme, e karakterizon edhe enterieri interesant – hapësirat me plan të hapur dhe sipërfaqet e gdhendura, të cilat imitojnë format organike që mund të gjenden në natyrë.

“Muret dhe dyshemetë janë të ngjashme me natyrën, pa asnjë përsëritje dhe sjellin mjedisin e jashtëm brenda shtëpisë,” tha dizajneri.

Kuzhina e madhe e kthyer në drejtim të pishinës është e lidhur me oborrin falë dyerve të mëdha rrëshqitëse. Dyshemeja e betonit nga kuzhina vazhdon edhe jashtë dhe formon rrugicë të ngushtë e të gjatë.

Pishina është e rrethuar me zonën e mbuluar ditore të hapur nga njëra anë, ndërkaq përballë saj janë është vendosur hapësira e qëndrimit ditor dhe hapësira e punës e vendosur në korridor.

Dhoma kryesore e gjumit ka një banjë private me vaskë dhe dush, dhe një dhomë zhveshjeje.

Lart, ka edhe tre dhoma gjumi të tjera të destinuara për fëmijët që ndajnë banjën, dhoma e ditës dhe hapësira e punës, i vendosur në korridor.

/Telegrafi/

Të tjera nga Kategoria