Sarri: Ronaldo në dyshim për ndeshjen ndaj Milan

Ylli portugez, Ronaldo, rrezikon të humb një prej ndeshjeve më interesante të Serie A, atë që luhet nesër, ndërmjet Juve dhe Milan.

Anëtari i Juventus ka disa probleme me gjurin, dhe trajneri i Juventus, Maurizio Sarri, ka konfirmuar se lojtari është në dyshim për derbin.

“Si është Ronaldo? Unë nuk e di akoma, pasi ai dje ishte me fizioterapeutin dhe ne do të shohim sot dhe nesër në seancën e fundit stërvitore” ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.

“Të shohim se çfarë mund të bëjë ai. Ai ndjenë dhimbje në gju, por nuk është serioze” ka shtuar trajneri italian.

Mbetet të shihet nëse Ronaldo do të përfshihet në formacionin startues të Juventus, për përballjen ndaj Milan. /Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria