Rruga që lidh 27 fshatra të Artakollit të Vushtrrisë përfundon për 8 muaj





FOTO: Zëri




Ekonomia
gusht 19, 2019 – 08:22


Lexoni detajet

Image


Kompania që ka fituar tenderin për ndërtimin e rrugës “R220” ka vazhduar punimet në segmentin e rrugës nga Pestova deri në Prelluzhë, ndërsa ka filluar rindërtimi i segmentit të rrugës “R220”, Obiliq – Plementin – Prelluzhë. Për rrugën 18-kilometërshe Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.9 milion euro. Ministria e Infrastrukturës ka siguruar se komplet projekti do të përfundojë për 250 ditë, ose deri në prillin e vitit 2020, shkruan sot gazeta “Zëri“.


Vushtrri. Kanë vazhduar punimet në rrugën 18-kilometërshe “R220”, e cila lidh 27 fshatra të Artakollit të Vushtrrisë me fshatrat e Obiliqit dhe më tutje me Prishtinën. Tani kanë filluar punimet në segmentin e rrugës “R220” nga Bukoshi në Prelluzhë, në gjatësi prej 10 kilometrash. Segmenti tjetër i kësaj rruge, Prelluzhë – Plemetin – Obiliq, gjithashtu ka filluar të realizohet.


LEXO EDHE: Kontrabanda në veri, para vrasjes së Ivanoviqit


Ky i fundit synon të ndikojë në përmirësimin e kushteve për zhvillim ekonomik të asaj pjese. Këto dy segmente ku janë duke u zhvilluar punimet i kanë inspektuar ministri dhe zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit i Republikës së Kosovës Pal Lekaj, përkatësisht Ruzhdi Kadriu. Lekaj ka thënë se ministria që ai drejton, përveç realizimit të projekteve të rrugëve, është përkushtuar edhe që t’i mirëmbajë rrugët ekzistuese.


Rruga “R220”, segmenti Obiliq – Plemetin – Prilluzhë, ka gjatësi prej 3 kilometrash dhe është duke u realizuar në kuadër të projekteve të mirëmbajtjes së rrugëve.. ….(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Zëri” si dhe në versionin online me parapagim online.zeri.info)

Të tjera nga Kategoria