Rita Ora, Tayna e Dafina i referohen vetes si ‘kosovare’, plas debati në rrjetet sociale

Një postim i Ritës ku ka shprehur përkrahre dhe admirim për artistet nga Kosova ka bërë që të debatohet mes shqiptarëve në rrjetet sociale.

Një debat i zjarrtë lidhur me këtë ka nisur në Instagramin e Dafina Zeqirit. Ka qenë ajo e cila ka postuar komplimentat e Rita Orës ndaj saj dhe Taynas për këngën “Bye Bye”. Rita Ora, në rrëfimin e saj, i quajti vajzat “Kosovan women” (vajza kosovare) dhe më pas, u përforcua nga komenti i Taynës e cila gjithashtu përdori këtë term.

Ndjekësit ia
nisën menjëherë debatit lidhur me këtë teksa ishin të shumtë komentuesit nga
Shqipëria të cilët shkruanin se termi ‘kosovare’ është përjashtues për ta dhe
se nuk duhet të largohen nga përkatësia shqiptare sapo marrin famë.

Disa nga komentet
ishin këto:

Tash po i thoni vetes Kosovan Women a? Keni marrë pasaportat e Shqipërisë  e me to po lëvizni nëpër shtetet e po boni biznes. Ahh interesi bre…” – shkruan një komentues.

Tayna kur u bëre kosovare sapo u bëre e famshme?” – shkruan një tjetër.

Shqiptare jo kosovare!” – thekson një tjetër komentues.

Ndërkohë nëse
jeni kuriozë se si vazhdojnë mendimet e gjithsecilit, shkoni në profilin e Dafinës
për të lexuar qindra komentet që po ‘vërshojnë’ sektorin e komenteve,  dhe siç ndodh rëndom, komentuesit e kanë
humbur temën e debatit dhe ofendimet ndaj njëri tjetrit kanë zënë vendin e
arsyetimit konstruktiv.

Të tjera nga Kategoria