Rifillojnë punimet në Zonën Ekonomike në Lumëmadh të Vushtrrisë










Detajet

Image


Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se kanë rifilluar punimet në projektin më të madh që është realizuar deri më tash, Zona Ekonomike në Lumëmadh. Projekti ka filluar të realizohet në marsin e këtij viti, ndërsa vendimi për Zonën Ekonomike është marrë nga ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, në prillin e vitit 2018. Projekti është paraparë të realizohet për 3 vjet, shkruan sot Gazeta “Zëri”.


“Zona e Lirë Ekonomike në Lumëmadh të Vushtrrisë është projekti më i madh për përkrahje të biznesit dhe zhvillimin ekonomik të Vushtrrisë.


LEXO EDHE: Kosova po ua mbyll dyert stomatologëve


Zona Ekonomike në Lumëmadh po merr formë, punimet kanë rifilluar aty dhe po zhvillohen sipas planit dinamik”, ka deklaruar Xhafer Tahiri, kryetar i Vushtrrisë, i cili ka vizituar zonën ku janë duke u kryer punët.


Tahiri, i cili kishte kërkuar nga Qeveria e Kosovës që edhe Zona Ekonomike Amerikane të ndërtohej në Banjskë të Vushtrrisë, tha se bizneset e Vushtrrisë dhe të gjitha ato kompani që duan të investojnë në këtë komunë do të kenë kushte ideale për të vepruar…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)

Të tjera nga Kategoria