Ribery refuzohet nga ky klub i Serie A

Franck Ribery është në kërkim të një skuadre të re.

Mesfushori francez është larguar nga Bayern Munich dhe ende nuk ka vendosur se ku do të luajë në edicionin e ri.

Mediat italiane raportojnë se Ribery i është ofruar skuadrës së Torinos, përcjell lajmi.net.

Mirëpo, presidenti i Torinos, Urbano Cairo dhe drejtori sportiv Massimo Bava kanë refuzuar mundësinë e transferimit të tij.

Ribery nuk do ta veshë fanellën e Torinos në sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria