Real Madrid ka një synim për merkaton e janarit, quhet Eriksen

Sipas raportimeve të ‘Marca’, Real Madrid do të synojnë shërbimet e yllit të Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, transmeton lajmi.net.

Eriksen mund të largohet nga Spurs si një transferim i lirë në fund të sezonit, por ‘Los Blancos’ nuk duan të lënë hapësira për ndonjë ofertë tjetër drejt danezit.

Skuadra e Tottenham kanë pranuar faktin se organizatori danez është në rrugën e tij drejt largimit dhe tashmë po shohin se sa mund të fitojnë nga kartoni i lojtarit.

Tottenham do të pranojnë çfarëdo oferte në janar, më parë sesa ta humbin lojtarin me parametra zero gjatë verës. /Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria