Punëtorët përballen me kushte të vështira, por akoma nuk janë angazhuar 20 inspektorët e punës









Ekonomia
gusht 11, 2019 – 21:56


DETAJET

Puna nuk po rezulton të jetë vend i sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.


Vetëm gjatë vitit 2018, kishin vdekur 22 persona në vend të punës, e edhe gjatë këtij viti pati disa raste të tilla.


Por për t’i inspektuar punishtet, nuk ka shumë persona të angazhuar.


Janë rreth 40 inspektorë të cilët duhet ta mbikëqyrin gjithë territorin e Kosovës.


E për punësimin e 20 inspektorëve të rinj, ishte premtuar që nga viti 2018.


Megjithatë, procedura e rekrutimit të inspektorëve, edhe pas tetë muajsh të vitit 2019, nuk ka përfunduar akoma.


Ushtrues i detyrës së kryeinspektorit, Valon Leci, tregon arsyen, shkruan express.


“Është mbajtur testi me shkrim por gjatë hartimit të listës së shkurtë kemi pasë ankesa  të palëve dhe kur ka ankesë për një akt administrative ne obligohemi që të pezullojmë procedurën deri në vendimin përfundimtar”


Sipas Lecit, varësisht nga procedurat të cilat bazohen në ligjin për shërbimin civil, do të bëhet edhe punësimi i tyre.


Ndërkohë mungesa e inspektorëve të punës, është theksuar edhe nëpër raporte të Komisionit Evropian.

Të tjera nga Kategoria