PSG merr vendim për Neymar

Raportohet se drejtori i PSG, Leonardo do të përpiqet të shesë brazilianin në afatin kalimtar dimror.

Sipas Tuttosport, Leonardo po planifikon të hedh në dritaren e transferimin anësorin brazilian që nga 1 janari i vitit 2020, përcjell lajmi.net.

“Ne jemi të hapur për të folur për lojtarët, por nuk u arrit marrëveshja,” tha drejtori gjatë verës, duke shpjeguar se arsyeja pse Neymar nuk u largua ishte për shkak të mungesës së një oferte të pranueshme.

“Nëse dikush dëshiron ta blejë atë, atëherë mund të paraqesin një ofertë dhe ne do të shohim nëse i kënaq të gjitha palët”.

Barcelona, Real Madrid dhe Juventus ishin klubet të lidhura me lojtarin gjatë dritares së verës dhe duket se kjo sagë transferimi ka ende disa kapituj për të kaluar. /Lajmi.net/ 

Të tjera nga Kategoria