Pse dha dorëheqje Ramush Haradinaj, sipas Milaim Zekës?

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka vlerësuar se arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës nuk ka qenë ftesa për të nga Gjykata Speciale.

Sipas Zekës, Haradinaj ka vendosur të lërë
postin e tij, pas fjalëve që partneri i koalicionit, Kadri Veseli, i ka bërë
për Haradinajn dhe raportet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Veseli kishte deklaruar se Haradinaj po
komunikonte me amerikanët sikur me serbët.

“Gjë s’ka të bëjë dorëheqja e Haradinajt me
Gjykatën Speciale”, ka thënë Zeka në emisionin “Pressing”, në televizionin T7. “Absolutisht
jo”, ka theksuar ai.

“Nëse do të ishte ngritur aktakuzë ndaj tij,
do të kishte qenë e arsyeshme”, ka thënë Zeka, duke folur për dorëheqjen e
Haradinajt.

Ai ka bërë të ditur se ka qenë në dijeni se
Ramush Haradinaj do të ftohej nga Gjykata Speciale. Zeka ka thënë se ky
institucion i drejtësisë do ta ftojë edhe vëllain e kryeministrit në largim,
Daut Haradinaj.

“Për hir të bacës Hilmi, nuk e kam bërë publik faktin që edhe Ramushi, edhe Dauti kanë me qenë të ftuar”, ka deklaruar Zeka, duke iu referuar babait të ndjerë të Haradinajve. /Express/

Të tjera nga Kategoria