Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë të hiqen nga Ligji i Pagave

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka organizuar protestë kundër siç thonë ata, diskriminimit ndaj punëtorëve të KEK-ut në paga.

Protesta u mbajt para Termocentralit Kosova A
nga ku u kërkua edhe rivitalizimi i këtij termocentrali.

Përmes protestës punëtorët e KEK po kërkojnë
të largohen nga Ligji i Pagave i cili u votua muaj më parë në Kuvendin e
Kosovës dhe i cili pritet të hyjë në fuqi nga dhjetori.

Ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të
Sindikatës së Re të KEK, Selatin Sadiku, tha se përfshirja e punëtorëve të
KEK-ut në Ligjin e Pagave i ulë pagat e punëtorëve të kësaj korporate nga 21
deri 50 për qind.Ai ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të largojnë nga
ky ligj këta punëtorë në të kundërtën kanë paralajmëruar protesta dhe
radikalizim të situatës.

Nënkryetari i Shoqatës Sindikale të
Termocentralit Kosova A, Haxhi Kastrati, tha se ata duhet të largohen nga ky
ligj pasi nuk janë të barabartë me shërbyesit civil.Teksa ka kërkuar
rivitalizimin e Termocentralit Kosova A, Kastrati tha se ky termocentral i ka
tejkaluar pritshmëritë e prodhimit./kp

Të tjera nga Kategoria