Prishtina investon mbi 300 mijë euro për fëmijët

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është bërë edhe me gjashtë kënde të lodrave dhe dy fushave sportive. Këto projekte komunës i kushtuan 341,717.45 euro.

Siç ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këto kënde dhe fusha janë të shpërndara në lagje të ndryshme të kryeqytetit.

“Afër Shkollës Fillore “Iliria” – kënd i lodrave

Afër Shkollës Fillore “Ismail Qemaili” – kënd i lodrave

Afër Shkollës Fillore “ Zenel Hajdini” – kënd i lodrave

Në lagjen Dardania – kënd i lodrave

Në lagjen e Universitetit mbrapa ndërtesës së Ministrisë së Tregëtisë e Industrisë – kënd i lodrave dhe fushë sportive

Në lagjen Lakërishte mbrapa ProCredit Bank – – kënd i lodrave dhe fushë sportive.

Të tjera nga Kategoria