Policia publikon pamjet e aksidentit të rëndë, për t’i paralajmëruar gjithë shoferët

Policia në Nottingham të Anglisë kanë lëshuar një
pamje të tmerrshme të një aksidenti të rëndë, që la një student me lëndime të
rënda trupore.

Shoferi i automjetit, David Price është dënuar me
18 muaj burg për vozitje të rrezikshme pas këtij aksidenti. Atij i është
ndaluar që të vozisë për 29 muaj, thuhet sipas raporteve.

65-vjeçari ishte duke vozitur automjetin në
Nottinghamshire më 8 qershor, 2018, kur u përplas për disa vetura pasi dështoi
të reagonte me kohë, transmeton Gazeta Express.

Ai e përplasi automjetin e tij në një Renault Clio
të cilin po e voziste një student, raporton Nottinghamshire Live.

Kujdes, kjo video përmban pamje shqetësuese:

Të tjera nga Kategoria