Policia arreston grupin prej pesë personave për vjedhje të 36 mijë eurove në Ferizaj

Policia e Kosovës dje ka arrestuar grupin prej pesë persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj.

Pas hetimeve intensive, hetuesit policor të
sektorit rajonal të hetimeve Ferizaj ,kanë arritur që të identifikojnë pesë
persona të dyshuar për kryerjen e  veprës
penale  të  “Vjedhjes së rëndë”, rast ky i  ndodhur me datë 03.11.2019  në fshatin Sazli të Ferizajit.

Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës
hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e kësaj vepre
penale.  

Të dyshuarit, A.XH. (m/sh/k 19 vjeç),  A.M. (m/sh/k 
16 vjeç), I.M. (m/sh/k 30 vjeç ) , A.TH. (m/sh/k 24 vjeç) dhe A.TH.
(f/sh/k/ 30 vjeçare,  më datën 03.11.2019,në
bashkëveprim, me forcë kanë depërtuar në  shtëpinë e viktimës A.M. nga ku kanë vjedhur
36.000 euro dhe stoli ari në vlerë 8.000 euro.

Gjatë hetimeve është gjetur një sasi e të
hollave të vjedhura,të cilat i kishin ndarë mes veti, si dhe të dyshuarit kanë
pranuar se stolitë e arit i kanë shitur.  

Gjatë intervistimit  dhe  në prani të avokatëve mbrojtës, të  dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprën e kryer.

Ndaj katër të dyshuarve, në konsultim me
prokurorin e shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë,ndërsa ndaj të
dyshuarit të mitur 24 orë.

Të tjera nga Kategoria