Pensionohet në moshën 31-vjeçare ish-ylli i Manchester United

Braziliani u transferua në Turqi në vitin 2018 por me sa duket ka vendosur të mos luajë në këtë sezon dhe të pensionohet në moshën 31 vjeç.

Sipas presidentit të Adana Demirspor, Murat Sancak, Anderson do të mbetet me klubin në një pozicion jashtë fushës dhe ka marrë një ulje të konsiderueshme të pagës në këtë proces, përcjell lajmi.net.

Në vitin 2006 ai u transferua te Porto, ndërsa edhe pse theu këmbën ai tërhoqi interesimin e Manchester United, që e transferuan një vit më vonë për 30 milionë euro, derisa fitoi çmimin se ‘Djaloshi i Artë’ po këtë vit.

Anderson qe një premtim i madh për të ardhmen, por lëndimet dhe rënia nga forma ndikuan negativisht për të. /Lajmi.net/ 

Të tjera nga Kategoria